Në Komunën e Drenasit u mbajt mbledhja e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në Zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, ku të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga OSCE dhe KFOR, LMT.
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 02.05.2014
2. Përdorimi i armëve (dasmat).
3. Siguria rrugore.
4. Të ndryshme-u diskutua për dy pika:
– Informatë rreth testit të matures dhe
– Sensibilizimi i parandalimit të zjarreve (djegia e arave)
Pjesëmarrësit patën rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me Kryetarin e Komunës dhe anëtarët e KKSB-së.