Sot, në Komunën e Drenasit u mbajt mbledhja e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në Zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, lidhur me zhvillimet në Komunën tonë. Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga KFOR, LMT K9.
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Procesverbal i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 11.11.2014
2. Gjendja e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Drenasit
3. Situata dhe ndërmarrja e masave më efektive për menaxhimin e qenëve endacak
4. Të ndryshme.
Gjatë takimit u vlerësua gjendja e sigurisë së përgjithshme stabile në Komunën e Drenasit, pas njoftimit që bëri Komandanti për anëtarët e KKSB-së rreth problemeve që ishin gjatë vitit 2014.
Ndërsa Anëtarët e KKSB-së u shprehen shqetësues për çështjen e qenëve endacak, shumimi dhe grumbullimi i tyre në qendër të qytetit dhe nëpër oborre të shkollave gjë që i frikëson shumë fëmijët. Ky është problem shqetësues në nivel qendror andaj pritet që niveli qendror të merr hapa të duhur për eliminimin e këtij problemi – hapjen e një strehimore për trajtimin e qenëve.
Pjesëmarrësit patën rastin të elaborojnë edhe çështje tjera tek pika e rendit të ditës: të ndryshme me Kryetarin e Komunës dhe zyrtarë përgjegjës të Sektoreve.