Sot, në Komunën e Drenasit u mbajt mbledhja e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), lidhur me zhvillimet në Komunën tonë. Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga KFOR, LMT K9.
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Procesverbal i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 04.03.2016
2. Siguria rrugore
3. Shkolla (dukuritë negative),
4. Të ndryshme.
Pika e parë e rendit të ditës u miratuan unanimisht.
Rreth pikës së dytë-siguria rrugore, Komandanti i SP në Drenas, z. Driton Morina informoi të pranishmit rreth statistikave – gjendjes së sigurisë në teritorin e Komunës së Drenasit, për tre mujorin e parë të vitit 2016.
Gjithashtu për pikën e tretë e rendit të ditës, Shefi për Arsim z. Agim Kastrati njoftoi anëtarët e KKSB-së rreth shkollave (dukurive negative) dhe cështje tjera me rëndësi.
Pjesëmarrësit patën rastin të elaborojnë edhe çështje tjera tek pika e rendit të ditës: të ndryshme
me Nënkryetarin e Komunës dhe zyrtarë përgjegjës të Sektoreve.