Drenas, më 18.05.2011 – U mbajt mbledhja e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në Zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, ku të pranishëm ishin të gjithë antarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga Ministria e Pushtetit Lokal, përkatësisht Divizioni për Siguri në Bashkësi.
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Përdorimi i armëve,
2. Deponitë e mbeturinave, dhe
3. Çështje të ndryshme.
Pjesëmarrësit patën rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me Kryetarin e Komunës dhe zyrtarë përgjegjës të Sektoreve.