Drenas, më 24.08.2011 – U mbajt mbledhja e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në Zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, ku të pranishëm ishin të gjithë antarët e KKSB-së. Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Aksidentet në trafik,
2. Zjarret (vurja e zjarreve në pyje, varreza etj.),
3. Çështje tjera.
Ndërsa te çështje tjera u propozuan edhe dy pika, njëra pikë nga KFOR-i (LMT3) dhe tjetra nga përfaqësuesi i Ministrisë z. Imer Thaqi, që janë:
4. Përdorimi i armëve dhe
5. Përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2011/2012.
Pjesëmarrësit patën rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me zyrtarë përgjegjës të sektoreve.