Drenas, 02.03.2012 – U mbajt mbledhja e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në Zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, ku të pranishëm ishin të gjithë antarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga OSCE dhe KFOR,LMT.
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Gjendja e furnizimit me energji elektrike,
2. Gjendja e sigurisë dhe
3. Çështje tjera.
Pjesëmarrësit patën rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me Kryetarin e Komunës dhe zyrtarë përgjegjës të Sektoreve.