Sot, në Komunën e Drenasit u mbajt mbledhja e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në Zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, lidhur me zhvillimet në Komunën tonë. Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga OSCE dhe KFOR,LMT.
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Menaxhimi i pyjeve dhe mbrojtja nga prerjet ilegale dhe vërja e zjarreve,
2. Qenët endacak dhe
3. Çështje tjera.
Pjesëmarrësit patën rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me Kryetarin e Komunës dhe zyrtarë përgjegjës të Sektoreve.