Drenas, 06.11.2012 – U mbajt mbledhja e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në Zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, ku të pranishëm ishin të gjithë antarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, OSCE dhe KFOR,LMT.
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Njoftim me Udhëzimin Administrativ nr. 27/2012 MPB – 03/2012 MAPL, për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi,
2. Plotësimi i anëtarëve të KKSB-së
3. Çështje tjera.
Pjesëmarrësit patën rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me Kryetarin e Komunës dhe zyrtarë nga MPB.