U mbajt mbledhja e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në Zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, ku të pranishëm ishin të gjithë antarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, OSCE dhe KFOR, LMT.
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Konsolidimi i KKSB-së,
2. Siguria në shkolla,
3. Të ndryshme.
Pjesëmarrësit patën rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me Nënkryetarin e Komunës dhe zyrtarë nga MPB.