Projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturore, ka shpallur të hapur garën për dizajn të logos, për nxënësit e shkollave fillore (paralelet e 3-ta, të 6-ta dhe të 9-ta) të cilat e kanë në program lëndën e Edukatës Qytetare për shumicën e Komunave të Kosovës e që ne mesin e tyre garojnë edhe nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Drenasit.
Logoja fituese do të jetë pronë e Grupeve Punuese Rajonale që veprojnë në kuadër të projektit Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor dhe do të ndahen tri çmime kryesore për logon me të mirë, ndërsa afati i fundit për aplikim është me 25 tetor 2013. Aplikimet duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur në drejtorinë e Shkollës ose në Drejtorinë Komunale për Arsim në Drenas dhe duhet të adresohen për Gara për Logo. Ju nënës të klasave 3-ta, 6-ta dhe të 9-ta detajet e këtij projekti mund ti merrni edhe në Drejtorinë e Shkollave tuaja për aplikim.