Në Turnirin Tradicional Memorial “Beteja e Likoshanit – Driton Ahmeti” e cila është zhvilluar pesë (5) ditë radhazi, kanë marrë pjesë 34 ekipe sportive nga e gjithë Kosova, ndërsa vendin e parë e ka marrë ekipi i futbollit “Katër Vëllezërit Gashi”, të dytin “Korabi” dhe të tretin “Aktivi”
Në ndeshjen finale që është mbajtur për ndër të shënimit të 16 vjetorit të Betejës së Likoshanit dhe Qyrezit të premten, paralojën miqësore e kanë nisur Komuna e Drenasit më atë të Skenderajt, ku kjo e fundit ka fituar 4:2 ndaj Komunës së Drenasit. Kurse pas lojës 5 ditore të zhvilluar nga 34 ekipe, në finale janë ndeshur ekipi i futbollit “Katër Vëllezërit Gashi” me ekipin “Korabi”. Vendin e parë e ka marrë ekipi “Katër Vëllezërit Gashi” duke epersuar 3 me 0 ndaj ekipit “Korabi”, ku ky i fundit është renditur në vendin e dytë, ndërsa në vendin e tret është radhitur ekipi “Aktiv”. Komuna e Drenasit për vendin e parë ka ndarë Kupën e finales dhe lojtarëve u ka dhuruar veshje sportive, ndërsa për vendin e dytë kupën dhe ndërresa sporti dhe vendit të tret mirënjohje. Kryetari i Komunës së Drenasit, pas ndarjes së mirënjohjeve për organizatorët e turnirit, ka thënë se me këtë organizim të turnirit nderohen të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës.