Kryetari i Komunës së Drenasit, z.Nexhat Demaku ka mbajtur tubimin e parë me publikun për këtë vit, dhe ka njoftuar qytetarët për projektet të cilat ekzekutivi është duke i implementuar ne teren dhe për ato projekte që pritet të nisin në muajt në vazhdim të këtij viti fiskal.
Në takimin e parë me publikun, Kryetari i Komunës ka njoftuar pjesëmarrësit për aktivitetet e Komunës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe për ato të cilat pritet te kryhen, ndërsa pjesëmarrësit kanë parashtruar pyetje dhe kanë dhënë propozime përfaqësuesve Komunal lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e parë dhe të dytë të këtij viti që janë në interes të qytetarëve të Komunës së Drenasit. Kryetari i Komunës, pasi ka marrë propozimet nga pjesëmarrësit dhe përfaqësuesit e fshatrave u ka jap edhe përgjigje dhe ka vlerësuar se propozimet e tyre të gjitha do të shqyrtohen në rishikimin e buxhetit.