Në sallën e Kuvendit Komunal të Drenasit është mbajtur Tubim me Publikun lidhur me informimin e pjesëmarrësve për aktivitetin e Komunës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të arriturat, vështirësitë dhe synimet.
Këtë takim e udhëheqi Bekim Dobra, shef i Zyrës për Komunikim me Publikun në Komunën e Drenasit i cili njoftoi të pranishmit për arsyjet e takimit si dhe të drejtat e pjesëmarrësve gjatë kërkesave, vërejtjeve, sygjerimeve, ankesave të ndryshme që mund të kenë ata për aktivitetet komunale që kanë përfunduar apo që janë në proces por edhe ato që do të duhej të futen në buxhetin e ardhshëm.
Pjesëmarrës në këtë takim ishte nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale në Komunën e Drenasit, përfaqësues dhe administratorë të fshatrave etj.
U diskutuan shumë projekte, projekte që janë në proces e sipër, projekte që do të duhej të futen në projeksione buxhetore, projektet më me prioritet për qytetarët e vendbanimeve përkatëse etj.
Ky tubim me publikun vjen pas përfundimit të fazës së parë të dëgjimeve buxhetore me publikun që u kryen ditë më pare nëpër gjitha bashkësitë lokale të Komunës së Drenasit.





