Është mbajtur një tryezë e organizuar nga OSBE-ja, konkretisht Sektori për Zhvillimin e Sigurisë në Bashkësi mbështetur nga Komuna e Drenasit për forcimin e komunikimit në mes të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, Policisë së Kosovës dhe përfitimet nga pjesëmarrja e Komiteteve Lokale për Siguri Publike dhe të Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi në përbërjen e KKSB-ve.
Të pranishëm në këtë tryezë ishin, Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, z. Driton Morina, Ganimete Gerboci, zyrtare për Komunikim dhe Trajnim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Mentor Cakolli e Fatmir Limani nga Policia e Kosovës, Erduan Gjiglli, Gazmend Preteni dhe Rifat Marmullaku nga OSCE, Fehmi Hoti toger në Stacionin Policorë në Drenas, Hyrije Xhemajli-Thaqi drejtoreshë e Shërbimeve Pubile dhe Emergjencë, Sadik Tahiraj, Drejtor i Arsimit, zëdhënësi i Komunës, Bekim Dobra dhe Shefe e Zyres për Informim njëherit edhe Koordinatoria e KKSB-ve për Drenas, Rinore Zymeri. Në këtë këtë takim është diskutuar lidhur më zhvillimet të sektorit të sigurive në Bashkësi (KKSB-së) Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP-ve),Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi dhe Policisë së Kosovës që të forcohet komunikimi në mës të këtyre aktereve, me qëllimin që qështja e sigurisë publike të arrijë rezultatin e dëshiruar dhe të zgjoi interesim gjatë pjesëmarrjes dhe veprimit në të gjitha nivelet si nga nivelin lokal ashtu edhe me organet e policiesë dhe Komunës. Ne veçanti u bisedua për strategjinë e KKSB-së, për procedurat, detyrat, përgjegjësitë dhe rekomandimet që do t`i bart ky këshill sa i përket çështjeve të ndryshme që ndërlidhen me sigurinë.