Mbahet trajnimi “Fuqizimi i të rinjve dhe grave në aftësi të buta dhe aftësi menaxheriale”
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Zhvillimi Ekonomik, se bashku me AZHR-në në kuadër të projektit “Trajnimi profesional dhe angazhimi në punësim” nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot në Sallën e Kuvendit Komunal kanë mbajtur trajnimin me temën “Fuqizimi i të rinjve dhe grave në aftësi të buta dhe aftësi menaxheriale”.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Egzona Jetullahi, Gratë nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, të rinjtë nga Qendra Rinore, nga Zyra e Entit për Punësim dhe qytetarë.
Në këtë trajnim, pjesëmarrësit janë trajnuar në mënyrë profesionale rreth aftësive të buta dhe atyre menaxheriale.
Kryetari Ramiz Lladrovci ka falënderuar të pranishmit dhe ka thënë se Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, bashku me AZHR Qendër, do të vazhdojnë me trajnime të tilla që shërbejnë në të mirë të grave dhe të rinjve të Komunës së Drenasit.
Ndërsa, pjesëmarrësit në këtë trajnim pos marrjes së informatave për aftësi të buta dhe aftësi menaxheriale, kanë falënderuar Komunën dhe organizatorët për dhënien e mundësisë së trajtimeve të tilla.