Kryetari i Komunës z.Nexhat Demaku ka mbajtur takimin përmbyllës me Ita O’Donovan, përfaqësuesja e projektit të BE-së për Kosovën, “Bashkimi Evropian për Komuna më të fuqishme” dhe ka falënderuar për projektet e realizuara në Komunën e Drenasit.
Përfaqësuesja e Komisionit Evropian Ita O’Donovan në takimin që ka pasur me kryetarin e Komunës, ka thënë se vizita që i është bërë Komunës ka për qëllim falënderimin për kryetarin Demaku për bashkëpunimin që ka ofruar. “Kjo vizitë sot behët për të ju falënderuar juve si kryetar që na keni ofruar bashkëpunimin profesional dhe falënderimin që na keni ofruar një eksperiencë të bukur të punës ekipore”, ka thënë O’Donovan. Edhe Kryetari i Komunës, z.Nexhat Demaku ka falënderuar znj. O’Donovan për bashkëpunimin dhe financimin e projekteve që kanë implementuar ne Komunën e Drenasit. “Ju falënderoj për bashkëpunimin që keni ofruar për gjatë këtyre viteve, dhe sa herë që flitet për Komunën tonë unë kam dëshirën me të madhe për të punuar edhe më shumë në realizimin e kërkesave të qytetarëve”, ka thënë kryetari Demaku. Në fund kryetari ka marrë ftesën nga O’Donovan për takimin e BE-së që do të mbahet javën e ardhshme me kryetar të Komunave.