Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, në bashkëpunim me orgainzatën CE&AE dhe ndërmarrjen "Pastrimi", të henën kanë mbajtur takimin me adiminstrator të fshatrave dhe qytetarë ku kanë prezentuar para të pranishmëve Planin Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Drenasit, plan ky i cili pritet të miratohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës. Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi ka falenderuar të pranishmit të cilët i janë përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në këtë takim i cili ka thënë se është shumë i rendësishëm për gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit. Ajo ka treguar se Komuna e Drenasit për këtë vit ka ndarë 40 mijë euro mjete për blerjen e kontinjerëve që do të vazhdoj edhe këtë vit zgjerimi i shërbimit në manaxhimin e mbeturinave, po ashtu ka thënë se organizata gjermane GIZ e cila është mbështetëse e këtij projekti që nga fillimi, këtë vit ka ndarë 20 mijë euro për blerjen e kontinjerëve për projektin e riogranizmit në shërbimin të mbledhjes së mbeturinave në qendër të qytetit. "Projekti për zgjerimin e shërbimeve do të vazhdoj edhe këtë vit dhe shërbimi do të shtrihet ne të gjithë fshatrat. Këtë vit ka filluar zgjerimi në Poklek dhe Vasilevë e po ashtu edhe një pjesë e fshatit Llapushnik, pastaj do të vazhdoj edhe në fshatin Baicë dhe në fshatrja të tjera, ku janë të precizuara edhe përmes këtij plani", ka thënë ajo. Anëtari i grupit pununes, Afrim Prokshi ka bërë prezentimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave, ndërsa përfaqësuesi i organizatës CE&AE, Arben Nika ka prezentuar planin për riorganizimin e shërbimeve të mbledhjes së mbeturinave në qendër të qytetit, për zgjerimin e shërbimit si dhe caktimin e tarifave për këtë shërbim. Plani Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave do të dergohet për miratim në mbledhjen e këtij muaj të Kuvendit të Komunës.