Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ/SMS dhe organizata CEDE kanë zhvilluar një takim me banorët e qendrës së qytetit dhe me bizneset afariste për riorganizimin e qendrës së qytetit për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave të kontejnerëve 1.1.
Ky takim është mbajtur me qëllim që t’i ofrohet qytetarëve një shërbim sa më i mirë dhe efikas. Ky projekt është në vazhdën e përkrahjes nga organizata gjermane GIZ në projektin "Menaxhimin e Mbeturinave" , ku organizata në fjalë ka angazhuar ekspert të fushës së caktuar për menaxhim të mbeturinave dhe riorganizimin e qendrës së qytetit.