Në Komunën e Drenasit u mbajt mbledhja e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në Zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, ku të pranishëm ishin anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga KFOR, LMT.
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 11.03.2014
2. Miratimi i planit të veprimit të KKSB-së për Komunën e Drenasit;
3. Shkollat (dukuritë negative)
4. Të ndryshme.
Pjesëmarrësit patën rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me Kryetarin e Komunës dhe anëtarët e KKSB-së.