Mbahet takimi i Grupit Lokal të Veprimit
Të enjten, është mbajtur takimi i Grupit Lokal të Veprimit, ku anëtarët e Grupit Lokal të Veprimit, janë njoftuar lidhur me procesin e punës së OJQ “Akti”, për përfundimin e trajnimit të fazës së tretë për të rinjtë e Drenasit në vetëpunësim.
Në këtë takim, pos Grupit Lokal të Veprimit, ka marr pjesë edhe drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi, ndërsa drejtori i OJQ “Akti”, Rexhep Gojnovci, të pranishmëve i ka njoftuar se grupi i tretë i trajnimeve ka përfunduar dhe nga 60 pjesëmarrës, 36 prej tyre janë angazhuar në punësim dhe praktikë.
Në këtë takim, është biseduar me anëtarët e Grupit Lokal të Veprimit për mundësinë e mbajtjes së një konference të përbashkët mes OJQ “Akti” dhe Komunës së Drenasit si dhe mundësisë së mbajtjes së një panairi të bizneseve vendore.

