Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Institutin Albanologjik organizuan manifestimin letrar tre ditor Sofra Poetike "Ymer Elshani" 2014.
Dita e parë e manifestimit u mbajt në Institutin Albanologjik në Prishtinë. Kjo tribunë shkencore u hap me fjalimin e Prof.Dr. Adem Zejnullahu, duke vazhduar me leximin e tri kumtesave nga Prof.Dr. Hysen Matoshi, prof. Koqo Vasili dhe zonja Alida Lula.

Ndërsa dita e tretë-finale e Sofrës Poetike u mbajt në Sallën e Kulturës në Drenas, ku kishin konkuruar afro 75 krijues të poezisë dhe një prozë. Komisioni i përbërë nga Prof.Dr. Adem Zejnullaju-Kryetar, Gani Xhafolli dhe Nezir Prokshi pasi lexuan krijimet e arritura dhe me rastin e vlerësimit bashkërishtë konstatuan se punimet ishin të një niveli të mirë, 
– Çmimi i tretë iu nda poezisë "Në fushën e Elizeut” (Betim Flamuri ); Riza Grajqevci
– Çmimi i dytë poezia "Apollogji mbi truall” (Ankthi i përgjakur) ; Shqipe Hasani dhe
– Çmimi i parë poezia "Unë jam një lule Çame” (Çamëria) ; Fitore Dermaku
– Ndërsa çmimi special iu dha shkrimtarit Rushit Ramabaja me poezinë "Sagë për Ymer Elshanin”.