Në Drenas është mbajtur manifestimi letrar i njëzeti më radhë, Sofra Poetike "Ymer Elshani" 2016 i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Të pranishëm në këtë event tradicional ishin poet e shkrimtar nga Kosova, Shqipëria dhe Presheva, përfaqësues të familjes së shkimtarit Ymer Elshani, drejtor të drejtorive komunale dhe shumë qytetar të Komunës së Drenasit. Në konkursin letrar për poezi, konkuruan 39 krijues të poezisë, ndërsa juria në përberje prej Adem Gashit-kryetar, Daut Demaku-anëtar dhe Xhemë Binaku-anëtar përzgjodhën me të mirët e këtij konkursi tradicional të poezisë. Paraprakisht janë lexuar tri kumtesa letrare nga shkrimtari Fitim Çaushi, Xheladin Mjeku si dhe Izet Abdyli, po ashtu janë lexuar edhe 10 poezitë më të mira. Juria përzgjodhi për vend të tret poezinë "Këtej kalojnë lumenjtë e lirisë" të autorit Izjah Çelaj, në vendin e dytë "As…As…" të autorit Bedri Zymberaj dhe vendin e parë poezia "Kur këmbëbve u thyhen vitet" të autorit më shifër "Procesi", ndërsa çmimi special i Sofrës Poetike "Ymer Elshani" 2016 e fitoj Vera Istrefaj nga Kukësi. Po ashtu mirënjohje u ndanë edhe për kontribuesit e këtij aktiviteti letrar.