Kuvendi Komunal i Drenasit ka mbajtur mbledhjen e rregullt ne të cilën ishin të pranishëm: Kryetari i Komunës, z.Nexhat Demaku, kryesuesi i Kuvendit, z.Naim Bazaj, drejtorë te Drejtorive komunale, këshilltarët komunal, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it dhe nga shoqëria civile.
Anëtaret e Kuvendit Komunal të Drenasit kanë mbajtur mbledhjen e rregullt të muajit qershor të këtij viti dhe kanë miratuar 4 pika të rendit të ditës. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj ka hapur mbledhjen e rregullt dhe pas miratimit të rendit të ditës edhe janë diskutuar secila pikë e punës së mbledhjes. Fillimisht është miratuar Proces-verbali i mbledhjes së kaluar dhe me pas është votuar edhe Propozim-Vendimi për vazhdimin e kontratave mbi dhënien në shfrytëzim të banesave sociale edhe për dy vite për përfituesit e këtyre banesave. Pika e tret e rendit të ditës Draft-Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2014-2016 ka pas një diskutim të hapur nga përfaqësuesit e legjislativit dhe sqarimet nga ekzekutivi. Kryetari i Komunës, z.Nexhat Demaku ka thënë se është mirë që secili fshat të përfshihet me projekte konkrete për realizimin e viteve në vazhdim. Kjo pikë e rendit të ditës është miratuar me ndryshime pas sugjerimeve të marra nga legjislativi dhe si e tillë do të diskutohet edhe neper bashkësi lokale ne dexhimet buxhetore që do të mbahen në javën e fundit të muajit qershor. Ndërsa në fund të mbledhjes është miratuar edhe Propozim-Vendimi për shpenzim të mjeteve financiare nga projektet kapitale për hartimin e projekteve.