Anëtarët e Kuvendit Komunal të Drenasit në mbledhjen e rregullt të muajit maj, para nisjes së punimeve me rend dite, kanë dalë me një reagim kundër arrestimeve ndaj Grupit të Drenicës që janë bërë nga ana e EULEX-it. Është miratuar një Deklaratë reaguese pas hapjes së hetimeve për krime lufte ndaj bashkëluftëtarëve të UÇK-së. Deklarata u propozua nga Grupi i Këshilltarëve të PDK-së si pikë e veçantë dhe u miratua unanimisht.
Anëtarët e Kuvendit unanimisht janë pajtuar që t’i bëjnë thirrje EULEX-it të anulojnë masën e arrestit shtëpiak. Pas reagimit dhe formimit të deklaratës, Kuvendi nisi punën e rregullt dhe miratoi këto pika të rendit të ditës :
1. Miratimin e formimit të Komisionit për dhënien e pronave të paluajtshme në shfrytëzim afatgjatë dhe afatshkurtër
2. Miratimi i Propozim-Vendimit për financimin e projektit “NINE ELEVEN”
3. Miratimi i Propozim-Vendimit për ridestinimin e mjeteve nga projektet kapitale
Ndërsa Propozim-Vendimi për lejimin e ndërrimit të destinimit të përhershëm të kulturës nga toka bujqësore në tokë ndertimore nuk ka marrë kuorumin e Anëtarëve te Kuvendit, kurse Propozim-Vendimi për formimin e komisionit për mbikëqyrjen e punimeve për Stacionin e Autobusëve, Kuvendarët kanë propozuar që me mbikëqyrje të punimeve ne këtë projekt koncesionimi të merret ekzekutivi.
