Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka organizuar një punëtori me anëtaret e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe drejtor të drejtorive komunale për planifikimin dhe shpenzimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.
Punëtorin e ka hapur kryesuesi i Kuvendit të Komunës, z. Naim Bazaj dhe ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje, ndërsa përfaqësuesi i OSBE-së Hamzi Malaj ka vlerësuar se planifikimi i buxhetit komunal dhe orientimi i parasë publike ka një rendësi të veçantë, pasi që lidhet direkt me interesin e qytetarit. Kryesuesi i Kuvendit, Bazaj ka treguar se Komuna ka diskutuar në KPF buxhetin për vitin 2015 dhe se i njëjti material është përgatitur si draft për mbledhjen e Kuvendit që do të mbahet gjatë këtij muaji. Në këtë punëtori nga drejtori i Buxhetit dhe Financa, z. Hamdi Krasniqi është prezantuar edhe Qarkorja e re e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave që limiton planifikimin. Janë paraqitur edhe kërkesat dhe shqetësimet nga ana e ekzekutivit komunal dhe anëtarëve të legjislativit, ndërsa temë diskutimi në këtë mbledhje ishte edhe procesi i përgatitjes, aprovimi, kërkesat ligjore dhe shpenzimet e buxhetit, konsultimet publike, dexhimet buxhetore, pjesëmarrja në buxhetim dhe aspektet e buxhetimit të përgjithshëm gjinor.