Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë mbajtur të henën një punëtori me fermerët e Komunës së Drenasit që mbajnë dele dhe dhi për mundësin dhe vetëdijësimin e parandalimit të sëmundjës së brucellozës.
Në punëtori merrnin pjesë dhjetra fermerë të Komunës së Drenasit, ndërsa këtë takim e ka nisur dhe përshendetur drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik z. Skender Hasi i cili falenderoi organizatorët për këtë takim me fermerët dhe ka vlerësuar se luftimi dhe parandalimi i sëmundjës së brucellozës është shumë i rendësishëm, jo vetëm për fermerët, por edhe për tregun e Kosovës, sepse me eleminimin e kësaj sëmundje eksporti do të rritet në vend. Ndërsa Berat Hoxha, ekspert i veterinarisë nga AVUK-u, ka treguar hapat të cilët duhet të merren nëse verejnë tek delet apo dhit simptomat e brucellozës dhe u ka bërë thirrje fermerëve që t’i përgjigjën thirrjes për vaksinimin e deleve dhe dhive i cili do të jetë falas dhe që është në interesin e fermerëve. Në fund të këtij takimi, pjesëmarrësit kanë paraqitur pyetje të organizatorët dhe kanë marrë përgjigjet e tyre nga eksperet e veterinarisë.