Grupi komunal për të drejtat sociale të grupeve të margjinalizuara, organizata joqeveritare CEDE në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, kanë mbajtur një takim me drejtorin e DKA-së, z. Sadik Tahiraj, drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, z. Elmi Dobra, komandantin e Stacionit Policor në Drenas, z. Driton Morina, drejtor të shkollave, Kryqi i Kuq dhe organizata jo qeveritare, me temen "Fëmijët që braktisin shkollimin". Koordinatorja e Njesitit për të Drejtat e Njeriut, znj. Zahrije Podrimqaku-Subashi ka udhëhequr këtë punëtori dhe ka prezentuar rendësin e këtij takimi për parandalimin, marrjen e masave dhe identifikimin e faktorëve për braktisjen e fëmijeve nga shkolla. Ajo ka treguar se Komuna e Drenasit, me vendimin e kryetarit të Komunës ka formuar edhe grupin punues i cili është perberë prej dikasterëve të ndryshëm. Drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, z. Sadik Tahiraj ka falenderuar pjesmarrësit që i janë përgjigjur këtij takimi dhe ka vlerësuar se ky projekt është shumë i rendësishëm sidomos në prag të fillimit të vitit të ri shkollor për të identifikuar dhe parandaluar fëmijët që braktisin shkollimin. Arben Nika, përfaqësues i organizatës CEDE, ka bërë prezentimin e këtij projekti i cili do të implementohet në Komunën e Drenasit për gjatë pesë muajve dhe u ka shpernda drejtorëve të shkollave pytësoret me të cilet do të ju lehtësoj punën për identifikimin e shkaqeve për braktisjen e shkollave nga fëmijët. Pas diskutimeve nga drejtor të shkollave në fund të takimit janë nxjerrur konkluzionet me të cilat do të punohet gjatë këtij projekti nga organizata CEDE dhe Grupi Punues.