Komuna e Drenasit ka mbajtur mbledhjen solemne për nderë të dekorimit të tre Dëshmorëve të Atdheut nga Qeveria e Shtetit të Shqipërisë, dhe u ka ndarë familjarëve të Lec Gradicës, Temë Dobroshevcit dhe Dergut Bajraktarit mirënjohje.
Kryetari i Komunës, z.Nexhat Demaku ka thënë se nderimi i këtyre tri familjeve që është bërë edhe nga Republika e Shqipërisë dëshmon me së miri se Drenica ka qenë gjithnjë krah i luftërave të lavdishme për mbrojtjen e shqiptarëve. Me rastin e kësaj mbledhje, përfaqësuesi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kolonel Hysni Shabani, ka thënë se duke u mbështetur nga vendimi i Republikës së Shqipërisë që për nder të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dekoroi me statutin e Dëshmorëve të Atdheut, Kosova shquhet për trimëri e atdhedashuri. Kurse ne emër të familjeve të Dëshmorëve të Atdheut ka folur Ismail Bajraktari.