Është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit në Komunën e Drenasit me pikat e rendit të ditës të përcaktuara paraprakisht. Në mbledhje morën pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci dhe anëtarë të KKSB-së (në mungesë të dy antarëve). KKSB-ja gjatë këtij takimi ka punuar me këtë rend dite:
1. Procesverbal i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 16/05/2017;
2. Mbarëvajtja e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe përgaditja e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit;
3. Njoftim rreth projektit për qenët endacak dhe trajtimi i tyre;
4. Gjendja e furnizimit me ujë gjatë sezonit veror dhe zjarrvëniet;
5. Të ndryshme.
Pika e parë e rendit të ditës u miratuan unanimisht.
Rreth pikës së dytë – Mbarëvajtja e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe përgaditja e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, Kryetari Ramiz Lladrovci dhe Komandanti i Stacionit Policor në Drenas,Driton Morina, njoftuan të pranishmit rreth procesit të zgjedhjeve të 11 qershorit si dhe rreth përgatitjes së zgjedhjeve lokale të 22 tetorit. Pas shumë diskutimeve mes antarëve të KKSB-së vlerësohet se zgjedhjet ishin të lira dhe demoktarike, nuk ka pasur raste te raportuara zyrtarisht përveq problemit të fletëvotimeve të prishura (mbi 3000 fletëvotime).
Në pikën e tretë e rendit të ditës – Njoftim rreth projektit për qenët endacak dhe trajtimi i tyre ku Drejtoresha e DSHPE-së njoftoi rreth vendimit i cili ishte marrë mbledhjen e kaluar të KKSB-së, që rastet e qenëve të cilët kanë sëmundje të ndryshe të asgjësohen. “Këtë kërkesë (vendim të KKSB-së) e kemi përcjellur në AUV-së, ku është kthyer përgjigje pozitive që mund të veprojmë, andaj Komuna e Drenasit pritet t’i gjej mjetet për të vazhduar tutje me projektim e asgjësimit të qenve të sëmurë”, ka thënë drejtoresha e DSHPE-së, Lumnije Krapi. Rekomandim nga anëtarët e KKSB-së është mbetur që të sigurohen mjetet buxhetore për asgjësimin e qenve me sëmundje të ndryshme dhe largimin nga rruga të kafshëve të aksidentuara.
Në pikën e katërt – Gjendja e furnizimit me ujë gjatë sezonit veror dhe zjarrvëniet, përgjegjësi për Drenasi i KUR “Prishtina”, Ismet Baliu njoftoi të pranishmit për burimin e furnizimit për ujësjellësin e Drenasi, sistemin e transmisionit, trajtimin e ujit, punimet e kryera në projektet e ujësjellësit, problemet aktuale në furnizimin me ujë të pijes, kanalizimet e ujërave të zeza dhe kanalizimet e ujërave atmosferike. Në këtë pikë të rendit të ditës u diskutua rreth shumë çështjeve, u bënë shumë pyetje nga antarët e KKSB-së, veçanërisht nga Kryetari Lladrovci dhe u dha përgjigje nga përfaqësuesi i KUR “Prishtina”. Është rekomanduar që të nxirret një Urdhëresë Administrative për mos keqpërdorimin e ujit të pijes dhe të njoftohen qytetarët paraprakisht rreth reduktimeve, saktësisht rreth orës dhe vendit të reduktimeve.
Ndërsa rreth zjarrëvënieve dhe kapaciteteve të zjarrëfikësve për raste emergjente, të pranishmit i njoftoi Drejtoresha Krapi ku u rekomanduar që ndërtimi i objektit të zjarrfikësve në Komoran është i domosdoshëm, për shkak të rrezikshmërisë në pjesen e Komoranit me rrethinë.
Te pika e pestë – të ndryshme, u propozuan këto pika të rendit të ditës për mbledhjen e radhës së KKSB-së:
1. Njoftim rreth mbarëvajtjes së procesit të testit të maturës dhe rezultatet;
2. Përgatitjet për procesin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit 2017;
Dhe ne fund të mbledhjes u vendos që takimi i radhës i mbledhjes së KKSB-së të thirret prej 28 deri më 30 gusht 2017.