Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit e kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj. Në mbledhje kanë marrë pjesë, nenkryetari i Komunës, drejtor të Drejtorive Komunale, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it, shoqërisë civile dhe anëtarët e Kuvendit.
Për material diskutimi, anëtarët e Kuvendit kishin 5 pika për rend dite. Para miratimit të rendit të ditës, Sabrije Kukaj nga subjekti NISMA për Kosovën, ka kërkuar që pika e tret e rendit të ditës të shtyhet për seancën tjetër, me arsyetimin që të plotësohet me material dhe njoftim shtes. Mirëpo shumica e anëtarëve të Kuvendit miratuan rendin e ditës pa ndryshime. Proces-verbali i mbledhjes së kaluar është miratuar pa diskutim, ndërsa pika e dytë e rendit të ditës për Projekt kornizën afatmesme buxhetore komunale 2015-2017 ka pasur diskutime të shumta, mirëpo është miratuar me shumicë votash për t’u derguar në Ministrinë e Financave si draft për të mundësuar që kjo kornizë të del në diskutim publik me qytetarët për të marrë prioritetet e tyre që janë në interes të qytetarëve. Në pikën e tret të rendit të ditës për Raportin e Komisionit për dhënjen e pronave në shfrytëzim, anëtarët e subjektit NISMA dhe të Vetëvendosjës e kanë leshuar mbledhjen, me kërkesën e tyre që kjo pikë të shtyhet për mbledhjen tjetër. Dhe anëtaret pozitës këtë pik të rëndit të ditës e kanë shtyer për mbledhjen e radhës. Pika e katërt e rendit të ditës për Propozim-Rregulloren për taksa, tarifa dhe gjoba për Palestrën Sportive është miratuar. Gjishashtu edhe pika e pest e rendit të ditës për Propozim-vendimin për emërtimin e rrugëve ka kaluar.