Sot, në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, Burim Bujupi.
Në mbledhje morën pjesë Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, anëtarët e Kuvendit të Komunës, drejtorët e drejtorive komunale, si dhe zyrtarë të administratës komunale.
Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, Kuvendi shqyrtoi dhe diskutoi Raportin e Punës së Kryetarit dhe Qeverisjes Lokale për periudhën janar–qershor 2026, si dhe Raportin Financiar për të njëjtën periudhë.
Gjatë mbledhjes, me propozimin e tre anëtarëve të Kuvendit, rendi i ditës u plotësua me tri pika shtesë, të cilat u diskutuan dhe u miratuan nga Kuvendi.
Pikat e propozuara kishin të bënin me:
shfuqizimin e Vendimeve nr. 02/462/01-11322 dhe nr. 02/462/01-19805 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 35 vjet të pronave të paluajtshme të Komunës me procedurë të negocimit;
shfuqizimin e Vendimeve nr. 02/462/01-11324 dhe nr. 02/462/01-19811 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 35 vjet të pronave të paluajtshme të Komunës me procedurë të negocimit;
shfuqizimin e Vendimeve nr. 02/462/01-11326 dhe nr. 02/462/01-19799 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 35 vjet të pronave të paluajtshme të Komunës me procedurë të negocimit.
Pas diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit, të tri propozimet u hodhën në votim dhe u miratuan nga Kuvendi i Komunës së Drenasit.