Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit e kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj. Në mbledhje kanë marrë pjesë: Kryetari i Komunës, Drejtor të Drejtorive Komunale, përfaqësues të OSBE-së, shoqërisë civile dhe anëtarët e Kuvendit.
Mbledhja e Kuvendit ka shqyrtuar këtë rend dite:
1. Proces verbali i mbldhjes të datës 27.06.2014
2. Raporti Financiar për realizimin e buxhetit Komunal Janar-Qershor 2014
3. Rishiqimi i buxhetit Komunal të vitit 2014
4. Raporti i Komisionit për dhënjen e pronave në shfrytëzim.
Të gjitha pikët e rendit të ditës u miratuan nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Drenasit.