Të mërkurën është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku për diskutim ishin 11 pika për rend dite, por pas propozimeve, janë shtuar edhe tri pika.
Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj që edhe kryesonte takimin e rregullt të legjislativit komunal, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe KFOR-it.
Më poshtë ju elaborojmë të gjitha pikat që kanë kaluar pas diskutimeve dhe atyre që janë shty për mbledhje tjetër, ndërsa për më gjerësisht, mbledhjen mund ta dëgjoni edhe përmes kanalit të YouTube që është i publikuar përmes ueb faqes zyrtare të Komunës; https://gllogoc.rks-gov.net/
https://www.youtube.com/ëatch?v=2fXCQ-Hxmhë&feature=player_embedded
Pika e parë e rendit të ditës, procesverbali i datës 29.03.2018 dhe procesverbali i datës 04.05.2018 kanë kaluar.
Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit nr.421/281 i datës 18.01.2008, në të cilën është dhënë objekti i qendrës së komunitetit në Gllogoc në shfrytëzim qendrës Dielli, pas diskutimeve nga ana e anëtarëve të Kuvendit është votuar me shumicë votash që të kthehet në Qendër Rinore ky objekt.
Propozim vendimi për kthimin e pronës komunale në zonën kadastrale në Komoran të cilën e ka pasur në shfrytëzim Naser.M.Gashi në Komoran dhe propozim vendimi për kthimin e pronës komunale në zonën kadastrale në Komoran të cilën e ka shfrytëzuar NTP “Mali-Com” janë shty për mbledhje tjetër të Kuvendit.
Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale nr.295/12 me sipërfaqe S=0.53.00ha zona kadastrale Sankoc, për varrezat e fshatit, ka kaluar me shumicë votash.
Rregullorja për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre në territorin e Komunës së Drenasit ka kaluar me vota unanime.
Propozim vendimi për ridestinimin e mjeteve nga mbetjet e projekteve kapitale ka kaluar me shumicë votash, pas diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit.
Draft Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale për vitet 2019-2021, pas shumë diskutimesh e propozimesh, ka kaluar me shumicë votash me disa ndryshime.
Është diskutuar edhe Raporti i Auditorit Gjeneral për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Drenasit për vitin 2017.
Po ashtu është diskutuar ne këtë mbledhje edhe Raporti i Përformances Komunale.
Pika e propozuar në fillim të seancës, për plotësim ndryshimin e Rregullores për Subvencione dhe Transfere, ka kaluar me shumicë votash.
Po ashtu ka kaluar edhe propozim vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e preambulës së vendimit për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Komoran.
Ndërsa pika e propozuar për punësime dhe të ndryshme, janë diskutuar rreth një orë ku me gjerësisht gjeni në linçet e lartpërmendura.
