Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 9 pika për rend dite.
Në mbledhje morën pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, dhe përfaqësues të KFOR-it e monitorues tjerë.
Më poshtë ju elaborojmë disa nga pikat që kanë kaluar pas diskutimeve.
Fillimisht është votuar procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 27.06.2019, i cili u hodh në votim dhe mori 28 vota.
Propozim vendim për ridestinim dhe transfer të mjeteve nga kategoria e projekteve kapitale dhe kategoria për mallra dhe shërbime në shpenzime kapitale ka kaluar me 26 vota.
Propozim vendim për ridesinim të mjeteve nga Drejtorati për infrastrukturë Publike ka kaluar me 25 vota per e 1 kundër.
Propozim vendim për formimin e Panelit përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Barazi Gjinore. U propozuan dhe u votuan me 25 vota pro Gentiane Morina dhe Kajtaz Kastrati nga Ekzekutive, Mahije Ismaili nga shoqëria civile dhe Florentina Kukaj nga legjislativi.
Propozim vendim për formimin e komisionit për plotësim/ndryshimin e Rregullores për subvencione të Komunës së Drenasit. U propozuan dhe u votuan me 26 vota pro, Agim Kastrati dhe Lumturie Kiqina nga ekzekutivi, Gentrit Mulaku nga Shoqëria civile dhe Burim Bujupi nga legjislativi.
Propozim vendimi për formimin e këshillit drejtues për NPL-SHA Stacioni i Autobusëve është formuar me këtë përbërje; Ruzhdi Lestrani nga ekzekutivi, Heteme Rrusta nga NPL-SH Stacioni i Autobusëve, Bujar Dervishi dhe Petrit Gashi nga legjislativi. Ky propozim vendim kaloi me 22 vota pro, asnjë kundër.
Në pikën të ndryshme, anëtarët e Kuvendit kanë diskutuar për çështje të ndryshme që janë në interes të përgjithshëm si dhe janë dhënë propozime ekzekutivit.
Me gjerësisht, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës mund ta përcjellni edhe në youtube, nw: https://youtu.be/nJeFfxIElYE