Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 6 pika për rend dite.
Në mbledhje merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtar të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, dhe përfaqësues të OSBE-së.
Më poshtë ju elaborojmë të gjitha pikat që kanë kaluar pas diskutimeve.
Fillimisht është votuar procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 25.04.2019.
Propozim vendimi për ridestinim të mjeteve ka kaluar me 27 vota.
Propozim vendimi për formimin e këshillit drejtues për NPL-SHA Stacioni i Autobusëve është formuar me këtë përbërje; Ruzhdi Lestrani nga ekzekutivi, Remzi Dervishi dhe Heteme Rrusta nga NPL-SH Stacioni i Autobusëve, Bujar Dervishi dhe Petrit Gashi nga legjislativi.
Propozim vendim për transfero të mjeteve nga kategoria për mallra dhe shërbime në shpenzime kapitale ka kaluar me 27 vota.
Propozim vendim për plotësim/ndryshimin e komisionit për ndryshimin e Stemës dhe Vulës së Komunës së Drenasit është votuar me këtë përbërje; Bekim Morina ( kryetar i Komisionit ), Shqipe Zogu e Flamur Curri nga ekzekutivi, Bedri Nika, Petrit Sinani dhe Qendrim Mulaj nga legjislativi, si dhe Ylber Haxhiu nga shoqëria civile.
Në pikën të ndryshme, anëtarët e Kuvendit kanë diskutuar për çështje të ndryshme që janë në interes të përgjithshëm si dhe janë dhënë propozime ekzekutivit.
Me gjerësisht, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës mund ta përcjellni edhe përmes ueb faqes zyrtare të Komunës https://gllogoc.rks-gov.net/ si dhe kanalit të YouTube; https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=OC0SIelD5VA