Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Të enjten, në Sallën e Kuvendit, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 6 pika për rend dite.
Fillimisht, në shenjë respekti e mirënjohje për veprimtarinë ndaj Kosovës të ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, është mbajtur një minutë nderim.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.
Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar e miratuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;
Procesverbali i mbledhjes së rregullt i KK i mbajtur me dt. 23.02.2022, dhe Procesverbali i mbledhjes së Jashtzakonshme i KK i mbajtur me dt. 08.03.2022, kanë kaluar me vota unanime.
Raporti i punës Janar-Dhjetor 2021 i Kryetarit dhe Qeverisjes Lokale është diskutuar nga anëtaret e Kuvendit dhe janë kthyer përgjigje nga ekzekutivi.
Raporti i dytë periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2020, po ashtu është diskutuar nga anëtarë të Kuvendit dhe është kthyer përgjigje nga ekzekutivi.
Propozim vendim për transfer të mjeteve nga kategoria ekonomike rezerva në kategorinë për mallra dhe shërbimet në buxhetin e drejtorisë për shërbimet publike dhe emergjente për projektet: mirëmbajtja e kanalizimeve fekale, atmosferike dhe gropave septike dhe rehabilitimi i rrugëve të asfaltuara, ka kaluar me vota unanime.
Propozim vendim për transfer të mjeteve nga kategoria ekonomike rezerva në kategorinë për Mallra dhe shërbime në buxhetin e drejtorisë për infrastrukturë publike, ka kaluar me vota unanime.
Në pikën të ndryshme, janë diskutuar çështje nga ana e anëtarëve të Kuvendit dhe ekzekutivit, dhe nga ana e anëtarëve të Kuvendit janë parashtruar pyetje dhe nga kryetari Lladrovci dhe drejtor të drejtorive komunale kanë marr edhe përgjigje
Me gjerësisht, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 24.03.2022 mund të ndiqni në ueb faqen zyrtare të komunës, rrjetin social të Fecebook-ut dhe në kanalin YouTube në këto linqe; https://gllogoc.rks-gov.net/
https://www.youtube.com/watch?v=AF0XXCZ0km0
https://www.facebook.com/komunadrenas



