Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal
Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunë së Drenasit, ku për diskutim ishin 6 pika për rend dite, mirëpo me propozimin e anëtarit të Kuvendit, Petrit Gashi, është larguar pika e 5 e rendit të ditës, propozim vendimi i komisionit për emërtimin e rrugëve, me arsyetimin se janë pranuar edhe disa kërkesa të tjera dhe duhet shqyrtuar edhe ato, para se merret vendimi në mbledhje të Kuvendit.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Labinot Halilaj, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.
Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar e miratuar në mbledhjen e shtatë të rregullt të këtij viti;
Procesverbali i mbledhje së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 29.06.2021 është miratuar me vota unanime.
Nënkryetari Arben Shala, në pikën e dytë i ka informuar anëtarët e Kuvendit të Komunës për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi gjatë periudhës gjashtëmujore dhe për aktivitetet e KLSP-së.
Ndërsa në pikën e tretë, Muhamet Gjoka, drejtor i Arsimit, i autorizuar për drejtorinë e Financave, ka paraqitur para të pranishmëve raportin financiar të zhvillimit të buxhetit janar-qershor 2021.
Pika e katërt e rendit të ditës, bartja e mjeteve nga rezerva buxhetore për projektin digjitalizimi i shkollave ka kaluar me shumicë votash.
Në pikën të ndryshme, janë diskutuar çështje të ndryshme me interes të përgjithshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit dhe nga ana e anëtarët të Kuvendit të Komunës, janë bërë pyetje ekzekutivit dhe kanë marr përgjigje për secilën çështje të ngritur.
Me gjerësisht, mbledhjen e shtatë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 30.07.2021 mund të ndiqni në ueb faqen zyrtare të komunës dhe në kanalin YouTube në këto linqe; https://www.youtube.com/watch?v=El9PucR5Xv4&t=6s