Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal
Sot, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit, e katërta për këtë vit, me gjithsej 7 pika të rendit të ditës, mirëpo dy pikat e fundit janë pezulluar për të për vazhduar në seancën e radhës.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të KFOR-it dhe OSBE-së.
Pikat e rendit të ditës ishin:
1. Procesverbali i mbledhjes se rregullt te Kuvendit Komunal i mbajtur me dt. 29.03.2024 – është miratuar me shumicë votash
2. Raporti Financiar Janar-Mars 2024 – është diskutuar
3. Propozim vendim për formimin e komisionit për plotësim ndryshimin e nenit 85 të Statutit të Komunës së Drenasit – është votuar me këtë përbërje; Fatmir Baliu, Egzona Tërdevci, Arbër Halilaj, Azemine Bujupi-Gjoka, Hamit Kastrati, Bekim Morina dhe Shqipe Hoxha
4. Propozim vendimi për aprovimin e Statutit të Qendrës Kryesore të Mjek sesisë Familjare “Dr.Hafir Shala” për Komunën e Drenasit –është votuar me shumicë votash.
5. Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 25 vite të pronës komunale të Komunës së Drenasit, Ministrisë së Punëve të Brendshme – Policisë së Kosovës, për ndërtiin e nënstacionit Policor në zonën kadastrale Komoran të Komunës së Drenasit – është votuar me shumicë votash
6. Propozim vendim për miratim paraprak të Vendimit për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës së Gllogocit në shfrytëzim afatgjatë personave fizik/juridik (për 99 vite) – në mungesë korumi është vendosur që ne një vazhdim të kësaj mbledhje të diskutuohet
7. Të ndryshme – po ashtu edhe kjo pikë ka mbetur që në vazhdim të kësaj seance të diskutohet.
Për më tepër, mbledhjen e mbajtur sot mund ta ndiqni në vegëzat si më poshtë:
Ueb-faqe të Komunës: https://youtu.be/Qw95xoGB-vE