Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal
Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit me 10 pika të rendit të ditës.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe miratuan me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;
Znj. Manushaqe Mulaku, betohet anëtare e Kuvendit Komunal Drenas, nga subjekti politik “Partia Demokratike e Kosovës” duke zëvendësuar znj. Agnesë Kastrati-Bucolli e cila lirohet prej detyrës së anëtares së Kuvendit Komunal.
Procesverbali i mbledhjes së rregullt i Kuvendit Komunal Drenas të dt. 25.01.2022.
Propozim vendim për miratimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave për vitet 2023-2027.
Propozim vendim për miratimin e Projekt Rregullores nr.01/2023 për Menaxhimin e mbeturinave për Komunën e Drenasit.
Raporti i Punës Janar-Dhjetor 2022 i Kryetarit të Komunës.
Plani i Veprimit për Transparencë në Komunën e Drenasit 2023-2027.
Propozim vendim për lënie në shqyrtim publik të projekt-dokumentit të Planit Rregullues të hollësishëm për qendrën e qytetit-Drenas.
Propozim vendim për vënien në diskutim publik e rregullores për Bonuset e Zonimit.
Plani i punës për vitin 2023, i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Të ndryshme.
Më gjerësisht, mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 23.02.2023 mund ta ndiqni në ueb-faqen zyrtare të Komunës; https://youtu.be/Q1UV6D_WhTY
Në rrjetin social Facebook; https://fb.watch/iT4-Zg1dyb/?mibextid=cr9u03 dhe,
Në kanalin YouTube; https://www.youtube.com/live/Q1UV6D_WhTY?feature=share
