Sot u mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Drenasit. Të pranishëm ishin shumica e anëtarëve e KKSB-së, monitorues nga KFOR-i, OSBE-ja dhe UNMIK-u. Mbledhja filloi me këtë rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes se rregullt të KKSB-së të mbajtur me 02.05.2019;
- Diskutim lidhur me mërgimtarët (ofrimi i shërbimeve, sigurisë, ngjarjeve kulturore etj.);
- Diskutim lidhur me parandalimin e keqpërdorimit të ujit të pijes;
- Diskutim lidhur me fushatën e korrje-shirjeve dhe masave për parandalimin për djegien e hamulloreve;
- Te ndryshme.
Procesverbali i mbledhjes së kaluar u miratua unanimisht pa vërejtje, po ashtu edhe agjenda u aprovua pa ndryshime dhe pika shtesë edhe pse kryetari Lladrovci adresoi emailin e një qytetari për futjen e një pike në rendin e ditës për diskutim. Ndërsa sa i përket pikës 2 të pranishmit u njoftuan me organizmin dhe përgatitjet e bëra për muajin e mërgatës, për një bashkëpunim sa më të mirë sa i përket sferës së sigurisë. Gjithashtu edhe për pikën tre dhe katër u diskutuan format e bashkëpunimit që të evitohen dëmet dhe shpërdorimet e ujit të pijes dhe dëmeve eventuale nga zjarret.