Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
Të premten është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, Arben Shala, anëtar të këtij këshilli dhe drejtor të drejtorive komunale. Mbledhjen e ka kryesuar nënkryetari Shala i cili edhe i ka prezantuar pikat e rendit të ditës.
Pikat që u diskutuan ne këtë mbledhje të rregullt të KKSB-së ishin;
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me 29.06.2021
- Njoftim për situatën epidemiologjike dhe vaksinimin;
- Masat e reja anti-covid;
- Njoftim lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2021/2022;
- Të ndryshme.
Procesverbali i mbledhjes së fundit të mbajtur me datën 29.06.2021 është miratuar pa vërejtje.
Për pikën e dytë, për njoftimin e situatës epidemiologjike në Komunën e Drenasit, ka informuar të pranishmit, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsim Haxhiu, ku ka treguar se gjatë këtij muaji, rastet e infektimeve me covid, janë rritur shumë, por të njëjtën kohë edhe interesimi për t’u vaksinuar është rritur. Numri aktiv i rasteve në total në Drenas deri me datën 26.08.2021 është 605 raste aktive dhe DSHMS-ja ka ndërmarr masat për rritjen e sipërfaqeve për trajtimin e rasteve me covid-19. Ndërsa numri i të vaksinuarve është afër 600 raste ne ditë, përkatësisht afër mbi 21 mijë të vaksinuar. Drejtori Haxhiu ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve që të bëjnë termine për t’u vaksinuar, të mbajnë distancën, higjienën dhe maskën.
Për pikën e tretë, drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka ka folur për masat e reja anti-covid që i ka marr Qeveria e Republikës së Kosovës dhe që janë në proces të marrjes së masave të tjera.
Në pikën e katër lidhur me njoftimin për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor 2021/2022, drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka, ka njoftuar se ndonëse janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor, sipas njoftimeve nga takimet e mbajtura me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, është marr vendim për shtyrjen deri me datën 13 shtator.

