Të premtën është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e cila u kryesua nga përfaqësuesi i stacionit policor në Drenas, Florim Geci, dhe të pranishëm ishin Drejtoresha për Shërbime Publike, Lumnije Krapi, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, njëherësh koordinatore e KKSB-së, Laureta Thaqi e anëtarët e këshillit.
Mbledhja e ditës u miratua me këtë rendi:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së: https://gllogoc.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/03/Procesverbali-i-KKSB-se-dhe-ftesa-e-dates-15.03.2022.pdf
2. Situata me zjarret fushore dhe malore në komunën e Drenasit
3. Të ndryshme
Pika e parë u aprovua në mënyrë unanime, ndërsa për pikën e dytë, Drejtoresha për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi njoftoj se situata me zjarrët fushore dhe malore në dy muajt e fundit ka qenë shqetësuese.
Ajo ka theksuar se duhet një mobilizim më i madh që gjatë muajt të verës kjo dukuri shqetësuese të parandalohet.
Edhe z.Geci nga policia u shpreh se për këtë dukuri duhet një bashpunim zingjiror nga të gjithë akterët që mund të ndikojnë në parandalimin e djegies së maleve dhe fushave kur bëhet nga faktori njeri.
Ndërsa, edhe përfaqësuesit e KKSB-së adresuan pyetje lidhur me situatën me zjarre në Drenas, duke kërkuar që të bëhet një fushatë më e madhe vetëdijesuese për qytetarët që të kenë kujdes për natyrën.
Mbledhja është e incizuar dhe për këtë do të hartohet edhe procesverbal mbi temën dhe kërkesat që kanë dalë nga këshilli.


