Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur të hënën mbledhjen e radhës dhe ka dërguar 5 pika të rendit të ditës për mbledhjen e Kuvendit që do të mbahet me 31 maj të këtij viti
Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa japin dritën jeshile për diskutim në Kuvend formimin e Komisionit për dhënien e pronave, propozim-vendimin për lejimin e ndërrimit të destinimit të përhershëm të kulturës nga toka bujqësore në tokë ndërtimore, propozim-vendimin për formimin e komisionit për mbikëqyrjen e punimeve në Stacionin e Autobusëve, ridestinimin e mjeteve për asfaltimin e rrugës së lagjes Tahiraj në Tërdec dhe propozim-vendimin për financimin e projektit të festivalit të filmit “Nine Eleven”. Të gjitha këto pika të rendit të ditës kanë kaluar për diskutim në mbledhjen e Kuvendit që do të mbahet me 31 maj 2013.