Sot, në Komunën e Drenasit u mbajt mbledhja e pestë e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), lidhur me zhvillimet në komunën tonë.
Të pranishëm ishin anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga KFOR-LMT K9, OSCE dhe UNMIK-u.
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 11.09.2018
2. Informim rreth situatës së krijuar pas fuzionimit të tri paraleleve shkollore, nga DKA
3. Njoftim rreth themelimit të KLSP-ve në Komoran, nga Stacioni Policor në Drenas
4. Të ndryshme.
Pika e parë e rendit të ditës u miratua unanimisht.
Në pikën e dytë të pranishmit u informuan nga Drejtori i DKA-së, Tafil Halilaj, rreth fuzionimit të tri paraleleve të shkollave, duke filluar nga marrja e vendimit të ligjshëm e deri te fillimi i procesit mësimor nga të gjithë nxënësit e këtyre tri paraleleve.
Ndërsa në pikën e tretë, rreth themelimit të KLSP-ve në Komoran, të pranishmit u informuan nga Zv.Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Liman Tahiri, i cili theksoi se KLSP në Komoran përbëhet nga dhjetë anëtar, të kryesuar nga Armend Garaj.
Ndërsa tek të ndryshmet, u diskutua një pika të rendit të ditës:
1. Diskutim rreth lojrave të fatit, ku u propozua që mbledhjen e radhës të sjellet një njoftim nga Drejtoria e Inspeksionit.
Të gjitha këto pika të rendit të ditës u diskutuan, u dhanë disa rekomandime dhe konkluzione.