Sot, duke filluar në ora 13:30 në sallën e Kuvendit të Komunës (objekti i ri) u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit. Mbledhja u zhvillua me këtë rend dite:
1. Propozim-vendim për caktim të lokacionit për ndërtimin e shkollës në Fushticë të Poshtme;
2. Propozim-vendim për caktim të lokacionit për ndërtimin e Qerdhes;
3. Proces verbali i mbledhjës të datës 27.01.2017
4. Propozim-vendim për formimin e komisionit të ri për shqyrtim të kërkesave të bizneseve për dhënien në shfrytëzim pronat komunale
5. Propozim vendim i raportit të komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vëndeve tjera publike të Komunës së Drenasit.
6. Raportet e Komiteteve Konsultative
a) Raporti i Komitetit Konsultativ për Arsim, Kulturë, Rini e Sport
b) Raporti i Komitetit Konsultativ për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Propozimi-vendimi për caktim të lokacionit për ndërtimin e shkollës në Fushticë të Poshtme u miratua nga Antarët e Kuvendit të Komunës së Drenasit.
Propozim-vendim për caktim të lokacionit për ndërtimin e Qerdhes, prej katër propozimeve u miratua propozimi i dytë – lokacioni në Tërstenik.
Pika e tretë – Proces verbali i mbledhjës të datës 27.01.2017 u miratua me ndryshime.
Pika e katërt – për formimin e komisionit të ri për shqyrtim të kërkesave të bizneseve për dhënien në shfrytëzim pronat komunale, u formua komisioni në këtë përbërje:
1. Flutura Avdiu,
2. Gani Sylaj,
3. Safet Hoxha,
4. Idriz Hysenaj,
5. Astrit Bucolli,
6. Sokol Bylykbashi dhe
7. Ruzhdi Hajdari.
Eshte propozuar nga Grupi Parlamentar – Shqipe Zogu, mirepo është tërhequr për shkaqe personale, prandaj u zevendesua me Idriz Hysenaj.
Dhe pika e pestë, propozim-vendimi i raportit të komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike të Komunës së Drenasit, pas shumë diskutimeve u miratua nga Antarët e Kuvendit.
Kurse pika e gjashtë (6) e rendit të ditës mbeti për séance e radhës:
Raportet e Komiteteve Konsultative
a) Raporti i Komitetit Konsultativ për Arsim, Kulturë, Rini e Sport
b) Raporti i Komitetit Konsultativ për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.