Sot, më 18.03.2015, u mbajt mbledhja e Rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit me këtë rend të ditës:
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, mbajtur më, 27.02.2014.
2. Propozim vendim për ndryshimin e disa kritereve për ndarjen e bursave Komunale për Studentë.
3. Propozim vendim i komisionit për ndarjen e parcelave për dhënien e tokave në shfrytëzim.
4. Pyetje nga Anëtaret e Kuvendit – përgjigje nga Ekzekutivi.
Në këtë mbledhje u shtua pika e 5 e rendit të ditës: Rishikimi buxhetore në kategorinë mallra/sherbime.
Pas aprovimit të rendit të ditës, u diskutuan dhe u aprovuan pikët e rendit të ditës.