U mbajt seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z.Naim Bazaj. Në fillim para miratimit të rendit të ditës u vendos që pika e tetë (8) të shtyhet për seancën e radhës në mungesë të materialit. Kjo pike u zëvendësua me pikën të ndryshme.
Të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, Drejtorët e Drejtorateve dhe të gjithë anëtarët e Kuvend Komunal.
Rendi i ditës për këtë seancë ishte:
1. Proces verbali i mbledhjes të dt.08.05.2014
2. Propozim vendimi i ndryshimit dhe plotesimit te nenit 3.7 I Rregullores për tarifa, ngarkesa e gjoba Komunale me Nr.12-031-1409
3. Propozim vendim për miratimin e planit Komunal për efiqiencë të energjisë 2014 -2020
4. Propozim vendimi për ndryshimin e planit zhvillimor Komunal
5. Ridestinimi i mjetevë nga projektet të mbëtura nga kapitalet
6. Propozim vendim për ridestinimin e mjeteve në Drejtorin e Arsimit
7. Propozim vendim për aprovimin e mjeteve financiare shtesë për bursë Komunale për studentët e Familjeve të Dëshmorve
8. Të ndryshme