Është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku të pranishëm ishin, kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, drejtor të Drejtorive Komunale, anëtar të asamblesë, përfaqësues të KFOR-it, të OSBE-së , media, përfaqësues të fshatrave dhe shoqëri civile. Mbledhjen e Kuvendit të Komunës e ka kryesuar, kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, ndërsa për diskutim-votim ishin 13 pika. Fillimisht ne propozimin e anëtarëve të Kuvendit janë larguar nga rendi i ditës dy pika (pika 2; Propozim vendimi për ndryshimin e disa kritereve për ndarjen e bursave komunale për student dhe pika 12; Raporti i Komisionit për dhënien e pronave në shfrytëzim) dhe janë zëvendësuar me dy pika të tjera ( propozim vendimin për rritjen e të hyrave vetjake për vitin 2014 si dhe propozim vendimi për bartjen e të hyrave vetjake). Fillimisht është votuar pika e parë e rendit të ditës; proces verbali i mbledhjes së kaluar të datës 29.12.2014, më pas pika e dytë është diskutuar për formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e projekteve për investime kapitale, ku pas propozimeve nga ana e anëtarëve të Kuvendit ky Komisioni u formua me këtë përbërje: 1.Haka Tahiraj; 2. Xhavit Drenori; 3.Sabrije Kukaj; 4.Rifat Bilalli; dhe 5.Astrit Bucolli. Anëtarëve të Kuvendit i është paraqit për diskutim edhe Raporti i Punës për vitin e kaluar si dhe raporti financiar të cilët nuk janë të obliguar të votohen, vetëm të diskutohen, kurse pika e 5 i propozim vendimit për mbështetje financiare për shoqatën "Handikos" ka kaluar që në pjesën e parë të vitit të subvencionohet me 5 mijë euro dhe si propozim ka mbetur që në pjesën e dytë të vitit me 5 mijë të tjera. Pika e 6 e rendit të ditës ajo e 7 dhe e 8 (6. propozim vendimi për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme komunale më pronën e paluajtshme private për nevojat e zgjerimit të varrezave të fshatit Korroticë e Ulët, 7. propozim vendimi për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme komunale më pronën e paluajtshme private për nevojat e ndërtimit të rezervuarit të ujit të pijes në Zabel të Epërm si dhe 7. propozim vendimi për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme komunale më pronën e paluajtshme private për nevojat e ndërtimit të Ambulantes familjare në fshatin Negroc) kanë kaluar me shumicë votash. Ndërsa edhe pika e 9 e rendit të ditës e propozim vendimit për ndryshimin e nenit 1 të Vendimit 01 Nr.421-8861 të datës 31.12.2008 për dhënien me koncesion të tokës ndërtimore komunale për Bashkësinë Islame në Drenas ka kaluar. Pika e 10 e rendit të ditës për subvencionimin e klubeve sportive ka kaluar, ku për KF "Feronikeli" është marrë vendim të subvencionohet me 30 mijë euro për këtë vit, KH "Drenica" me 1350 euro, KV "Drenasi" me 5000 euro dhe KV "Gryka" me 3000 euro. Po ashtu ka kaluar edhe pika 11. propozim vendimi për rritjen e të hyrave vetjake për vitin 2014 si dhe pika 12. propozim vendimi për bartjen e të hyrave vetjake. Ndërsa pika e fundit e mbledhjes së Kuvendit 13. propozim vendimi për anulimin e vendimit të Stacionit të Autobusëve ka kaluar.