Është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku të pranishëm ishin, Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, drejtor të Drejtorive Komunale, anëtar të asamblesë, përfaqësues të KFOR-it, të OSBE-së , media, përfaqësues të fshatrave dhe shoqëri civile. Mbledhjen e Kuvendit të Komunës e ka kryesuar, kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, ndërsa për diskutim-votim ishin 4 pika. Pas kalimit të pikës së parë të proces verbalit të mbledhjes së 29.04.2015, në pikën e dytë pati diskutime të shumta për caktimin e lokacionit për deponi të mbeturinave inerte. U mor vendim që lokacioni në Komoran për vendosjen e një deponie të mbeturinave interte të ndërrohet lokacioni për 500-600 metra, ndërsa për deponin inerte që ishte propozuar në Çikatovë të Re është kundërshtuar nga asamblistët dhe është kërkuar që në mbledhjen e ardhshme të sillet nga ekzekutivi propozimi për një lokacion tjetër. Ndërsa për pikën e tret për rend dite për vendimin e rishikimit të buxhetit të Komunës për vitin 2015 (gjashtëmujorin e dytë të këtij viti) sado që pati debat propozim vendimi i ekzekutivit kaloi pa ndryshime. Po ashtu ka kaluar edhe propozim vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores për taksa ka kaluar.