Është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku të pranishëm ishin, Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, drejtor të Drejtorive Komunale, anëtar të Asamblesë, përfaqësues të OSBE-së, media, përfaqësues të fshatrave dhe shoqëri civile.
Mbledhjen e Kuvendit të Komunës e ka kryesuar, kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, ndërsa për diskutim-votim ishin 6 pika. Pas kalimit të pikës së parë të proces verbalit të mbledhjes së 25.06.2015, në pikën e dytë pati diskutime rreth raportit financiar për realizimin e buxhetit komunal janar-qershor të këtij viti. Pastaj në pikën e tret në propozim-vendimin për ndihmë financiare për dëmin e shkaktuar nga zjarri familjes së Gëzim F.Sopi nga Llapushniku ka kaluar pas disa diskutimeve. Po ashtu ka kaluar edhe pika e katërt e propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim Stacionin e Autobusëve, ndërsa pika e pestë e propozim-vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës për rastet e veçanta, këtë rast Bashkësisë Islame ka kaluar po ashtu. Pika e gjashtë e rendit të ditës që kishte hy në rend dite në fillim të mbledhjes për raportin e Komisionit për Emërtimin e Rrugëve është shtyer për mbledhjen e ardhshme.